Arbëri

Konjufca: Krasniqi e Gjakova vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit

 

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova sonte është në festën e madhe të triumfit historik në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Ai ka shtuar se të praruarat Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, në garën më të fortë në botë, vulosën suksesin madhështor të Majlinda Kelmendit në Rio 2016, duke lartesuar edhe më tej sportin e xhudos, kombin dhe shtetin e Kosovës.