Arbëri

KQZ-ja deri tash ka aprovuar 1960 aplikacione për regjistrimin e diasporës

 

Në kuadër të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen më 17 tetor, KQZ-ja thotë se është duke u bërë regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, i cili ka qenë i hapur nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Gjithashtu edhe votimi përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës me afat 15 shtator - 15 tetor, ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës me afat 20 korrik – 7 shtator si dhe koha për aplikim të subjekteve politike nga17 qershori deri më 16 gusht.

Sipas njoftimit ndërrimi i qendrës së votimit brenda komunës mund të bëhet përmes aplikacionit të KQZ-së https://eomp.kqz-ks.org/ ose duke paraqitur aplikimin në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse. Përmes këtij aplikacioni mund ta mësoni edhe vendvotimin tuaj.