Arbëri

Mes përplasjesh miratohen emrat e propozuar për Bord të AKP-së

 

(KosovaPress) - Me debat e përplasje verbale mes deputetësh është përcjellë mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku përkundër kësaj, u miratua lista e emrave të propozuar nga qeveria për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Kryetari i komisionit, Ferat Shala tha se është për emërimin e këtij bordi, porse tha se pikërisht tek kryesuesi i këtij Bordi, Nazmi Mikullovci ka konflikt interesi.