Arbëri

Rritet interesimi për vaksinim, rreth 14% e popullatës e imunizuar me dy dozat ndaj COVID

 

(KosovaPress) - Ofrimi i mundësisë për vaksinim të grupmoshave të ndryshme ka rritur interesimin e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar me dozën e parë 25% e qytetarëve, ndërsa edhe dozën e dytë e kanë marrë rreth 14%. Me këtë ritëm të vaksinimit nga Ministria e Shëndetësisë thonë se deri në fund të vitit do të arrijnë që ta realizojnë objektivin e tyre për imunizim të 60% të popullatës.

Në një intervistë për KosovaPress, zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti thotë se autoritetet shtetërore kanë krijuar mundësi të mira për vaksinim.