Arbëri

​Asnjë pushues nga Kosova nuk është lënduar nga zjarret në Turqi

 

(Kosovapress) - Prej 28 korrikut Turqia është përfshirë nga zjarret. Autoritetet atje kanë njoftuar për 174 vatra zjarri prej të cilave 160 janë vënë nën kontroll. Në këtë kohë, Turqia është një nga vendet e preferuara të pushuesve kosovarë që zgjedhin bregdetin turk për të kaluar ditët e ngrohta të verës.

Megjithatë, fati i mirë është se asnjë kosovar nuk është lënduar gjatë këtyre ditëve. Këtë e konfirmon Unioni i Turizmit të Kosovës që është në kontakt të ngushtë me të gjithë agjencitë turistike si dhe Ambasadën e Kosovës në shtetin turk.