Arbëri

Për një javë u trajtuan 1.163 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë

 

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulantor dhe spitalor.

Sipas raportit javor të kësaj klinike, për 1 javë janë trajtuar 1163 fëmijë. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Ambulancat specialistike.