Arbëri

Osmani dekreton Ligjin për Automjetet dhe Marrëveshjen financiare për IPA 2020

 

Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete.

Sipas njoftimit, përmes Dekretit Nr. 113/2021, ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-132 për Automjete, i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 22.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 02.08.2021.