Arbëri

Pritjet për të dalë nga Kosova përmes Merdarit deri në tri orë e gjysmë

 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në pikën kufitare në Merdare është shtuar kohëzgjatja e pritjeve për të dalë nga Kosova.

Sipas të dhënave të fundit të kësaj qendre, aktualisht qytetarët që po dalin nga Kosova nëpër këtë pikë kufitare po presin 180-210 minuta. Ndërkaq, pritjet për të hyrë janë 20-30 minuta.