Arbëri

Osmani u bën thirrje qytetarëve që të përmbahen nga veprimet që shkaktojnë zjarre

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përmbahen nga veprime të cila mund të shkaktojnë zjarre.

Duke folur rreth situatës me disa vatra zjarri edhe në Kosovë ditëve të fundit, Osmani ka shkruar në Facebook se të gjithë duhet të mobilizohen që ta ruajnë mjedisin dhe jetët e njerëzve.