Arbëri

Suhareka shuan të gjitha vatrat e zjarrit, vuan për mungesë të zjarrfikësve

 

Në komunën e Suharekës nuk ka asnjë vatër të zjarrit aktive pasi të gjitha zjarret janë shuar, ka bërë të ditur Enver Shabani, Drejtor i Shërbimeve Publike, Mjedis dhe Emergjencë në Komunën e Suharkës.

Në një intervistë për “Interaktiv” të KTV-së, Shabani ka thënë se përballja me zjarrin për katër ditë me radhë ishte e vështirë, dhe e pamundur pa ndihmë nga zjarrfikësit e komunave të tjera dhe vullnetarë të qytetit.