Arbëri

Nagavci: S’ka mësim me prani fizike pa vaksinim

 

(Ekonomia Online) - Një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve nuk janë vaksinuar kundër COVID-19. E për të nisur procesin mësimorë me prani fizike në shtator duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim, kështu tha në një deklaratë për Ekonomia Online, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.

“Në po planifikojmë dhe po shpresojmë që viti i ri shkollor, do të jetë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla, që nënkupton se duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim. Është mirë që kemi vaksina të mjaftueshme, janë të aprovuara dhe besoj do kemi numrin e rifreskuar të mësimdhënësve të vaksinuar dhe shpresoj që në këtë rritje të numrave të dy ditëve të fundit të personave që janë vaksinuar të jetë një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve”, tha Nagavci.