Arbëri

Edhe 11 ditë kohë për aplikim, VV-ja ende asnjë zyrtarizim të kandidaturave

 

Derisa partitë e tjera janë në përfundim të shpalosjes së kandidatëve për kryetarë komunash, e madje edhe e kanë filluar fushatën, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ndonëse nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të bëjnë të ditur emrat e kandidatëve për kryetarë e asamble për zgjedhjet lokale, moszyrtarizimin e deritanishëm të asnjë prej tyre nga Vetëvendosje e kanë arsyetuar me procedurat që i kanë të përcaktuara.