1 perditesime
Arbëri

Kusari-Lila: Me Ramën mund të bisedojmë për tema të tjera, por jo për “Open Ballkan”

Kusari-Lila: Me Ramën mund të bisedojmë për tema të tjera, por jo për “Open Ballkan”
12:11

Kusari-Lila: Me Ramën mund të bisedojmë për tema të tjera, por jo për “Open Ballkan”

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka folur për nismën “Open Ballkan”.

Ajo ka thënë se në rrethanat të cilat Kosova e ka një histori të rëndë në raport me Serbinë nuk mund të besojnë që Serbia ndryshon në një nismë siç është “Open Ballkan”.

Kusari-Lila ka shtuar se të gjitha partitë janë një zëri në mosmbështetjen e kësaj nisme.

“Ne e kemi konsideruar të dëmshëm edhe Minishengenin. Nuk mund të quhet “Open Ballkan” nëse tri nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor e kundërshtojnë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq për marrëdhëniet me Shqipërinë, ajo ka thënë se me kryeministrin Edi Rama do të vazhdohet biseda por jo për temën e “Open Ballkan” për të cilën thotë se nisi njëanshëm me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Është e pakuptimtë të shtyhet kjo ide përpara kur ka aq shumë pengesa”, thuhet në njoftim.

12:02

Të enjten seanca e fundit e sesionit pranveror

Ushtruesja e detyrës së shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se të enjten më 12 gusht do të jetë seanca e fundit e sesionit pranveror.

Ajo ka thënë se të enjten do të ketë pika të seancave të papërfunduara dhe më vonë do të fillojë seanca e re.

Kusari-Lila ka thënë se në seancën e re do të shikohet për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare siç është ajo për marrëveshjen mes qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë.

Ndër pikat tjera është edhe zgjedhja e auditorit të përgjithshëm të Kosovës.