Arbëri

Vuçiq presidentit izraelit: Na keni zhgënjyer me njohjen e Kosovës

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka thënë presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, se Serbia është zhgënjyer nga njohja që Izraeli i ka bërë pavarësisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi nga presidenca serbe, pas një bisede telefonike mes dy presidentëve, “pavarësisht zhgënjimit” Vuçiq ka thënë se Serbia dëshiron të përmirësojë raportet me lidershipin e ri të Izraelit.