Arbëri

Ministria i hap rrugë hetimit të importit të bllokave nga Serbia

 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka marrë vendim që të bëhet hetim zyrtar për importin e bllokave nga Serbia.

Në arsyetimin e vendimit të ministres Rozeta Hajdari, thuhet se gjetjet nga analiza preliminare tregojnë se ka elemente që importi i këtyre produkteve nga Serbia po shkakton dëme materiale përmes çmimeve dumping ndaj industrisë së prodhuesve vendorë të materialit ndërtimor nga argjila.