1 perditesime
Arbëri

​Izolohet zjarri mbi tunelin e Kalimashit, vijon aktive vatra në Majën e Rrunës

​Izolohet zjarri mbi tunelin e Kalimashit, vijon aktive vatra në Majën e Rrunës
22:54

​Izolohet zjarri mbi tunelin e Kalimashit, vijon aktive vatra në Majën e Rrunës

Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Maja e Rrunës në qarkun e Kukësit vijon të jetë ende aktive, por nën kontroll, ndërsa është izoluar plotësisht zjarri i rënë sipër tunelit Kalimashit. Është ky raporti më i fundit i emergjencave të qarkut të Kukësit.

Në këtë operacionin për shuarjen e flakëve në majën e Rrunës janë angazhuar dhe forcat e Kosovës; 9 mjete zjarrfikëse e 34 forca zjarrfikëse dhe nga FSK 32 forca dhe 7 mjete transporti.

“Vatra e zjarrit të rënë në vendin e quajtur Maja e Rrunës (Laku i mollëve) vazhdon të jetë aktive. Gjatë ditës së sotme ka vazhduar puna për mbajtjen nën kontroll të kësaj vatre me gjithë terrenin e vështirë për të operuar me forca tokësore. Në këtë zonë janë angazhuar nga bashkia Kukës 10 forca të MZSH-së , 5 punonjës të pyjores dhe 20 forca nga komuniteti i Nj.Ad Malzi. Në këtë operacion janë angazhuar dhe forcat e Kosovës dhe konkretisht 9 mjete zjarrfikëse e 34 forca zjarrfikëse dhe nga FSK 32 forca dhe 7 mjete transporti. Vatra e zjarrit të rënë sipër Tunelit Kalimashit, në drejtim të Qafës Kumbullës është izoluar plotësisht. Në këtë drejtim janë angazhuar 10 forca të DMR-së Kukës dhe 4 automjete zjarrfikëse me personelin e tyre”, thuhet në raport.

Ndërkohë në bashkinë Tropojë janë dy vatra zjarri një në pyje të fshatit Betoshë të Lekbibajt dhe një vatër zjarri e shfaqur afër varrezave të fshatit Dragobi. Për izolimin dhe shuarjen e këtyre vatrave zjarri janë angazhuar 4 punonjës të pyjores, 5 punonjës të AZM Tropojë, 10 forca nga komuniteti si dhe 7 efektivë të Komisariatit Policisë Tropojë./A2

20:10

Dy vatra të reja zjarri në Kalimash

Zjarret mbi tunelin e Kalimashit mbrëmjen e së hënës morën përmasa të frikshme të ndihmuara nga era aq sa për pak situata do të dilte jashtë kontrolli.

Bashkëpunimi i Forcave të Armatosura Shqiptare me ato të Kosovës bënë që zjarri mbi tunel të vihej nën kontroll dhe të mos rrezikoheshin banesat dhe as bllokimi i tunelit.

Por ndërsa situata dukej nën kontroll, të martën u rikthye sërish problematika në Mirditë, në hyrje të tunelit ku ndodhet fshati Thirrë. Dy vatra të mëdha zjarri janë aktivizuar sërish në malësinë e këtij fshati dhe po përparojnë me shpejtësi.

Drejtori i Zjarrfikësve të Mirditës, Agim Lleshaj shprehet se ndërhyrja në këto vatra bëhet e pamundur për shkak të terrenit.

Një banor i fshatit Thirrë u shpreh se ky është zjarri më i keq që ka parë në 80 vjet. Sipas tij fajtorë janë njerëzit.

Në Mirditë është aktivizuar edhe një tjetër vatër zjarri në fshatin Domgjon. Forcat e Armatosura Shqiptare po veprojnë së bashku me ato të Kosovës për t’i vënë nën kontroll vatrat./TCh