Arbëri

Vihet nën kontroll zjarri në rrugën Zhur-Dragash

Foto: Ilustrim
 

Një zjarr që ka shpërthyer sonte në rrugën Zhur-Dragash, mbi deponinë e mbeturinave, është nën kontroll.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave Nehat Koqinaj ka bërë të ditur për KosovaPress, se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i zjarrfikësve dhe se nuk ka arsye për panik.