Arbëri

20 të arrestuar nga qershori për zjarret në Kosovë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga muaji qershor i këtij viti deri më 10 gusht janë evidentuar 109 raste të zjarrëvënies, 71 raste “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe 95 raste “incidente zjarri”.

Këto raste sipas Policisë kanë shkaktuar rrezik për jetën e qytetarëve, por edhe pronën në përgjithësi, si atë private dhe shtetërore.