Arbëri

Deputetët e Kuvendit mblidhen për dy seanca plenare të enjten

 

Të enjten deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në dy seanca plenare.

Sipas njoftimit të Kuvendit, në orën 10:00 do të mbahet vazhdim i seancës plenare me pikat e papërfunduara nga seanca e kaluar. Në të pritet të votohet Raporti me Rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-016 për Shoqëritë Tregtare; të shqyrtohet Raporti me Rekomandime lidhur me problemet e evidentuara në NP KOSTT Sh.A; dhe formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.