Arbëri

Mbi 4 mijë raste aktive me COVID-19 në vend

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, dje ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë testuar 6.784 qytetarë nga të cilët 1.009 kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, derisa janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Në 24 orë, të enjten janë dhënë mbi 19 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.