Arbëri

Haradinaj: Vjedhja e shpresës është më tragjike se korrupsioni dhe nepotizmi

Foto: KOHA
 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, pasi sipas tij, gjatë këtij sesioni parlamentar, nuk arriti të nxirrte ligje në dobi të qytetarëve, zhvillim ekonomik dhe çështje të tjera.

“1.Mosmiratimi i rezolutës në mbështetje të Marrëveshjes së Uashingtonit, që është edhe akti i parë anti-amerikan në historinë parlamentare të Kosovës. 2.Shkarkimet e bordeve të ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura dhe emërimi në to i familjarëve dhe të afërmve të ministrave dhe deputetëve, si dhe eksponentëve të lidhur me partinë në pushtet. 3.Nga 193 ligje të parapara me agjendën e qeverisë, vetëm 4 janë miratuar nga Kuvendi me shumicë stabile. Kjo sepse të njëjtit u shpërqendruan me rahatime të familjarëve, duke lënë anash detyrën për të cilën ekskluzivisht janë zgjedhur nga qytetari i Kosovës”, janë tri dështimet që sipas Haradinajt, kjo Qeveri i ka “arritur”.