Arbëri

Gjashtë vatra zjarri aktive në Shqipëri

Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë
 

Zjarreve që kanë kapluar rajonin por edhe tërë botën, nuk i kanë shpëtuar as zona në Shqipëri. Ditëve të fundit u raportua për disa zjarre atje. Sot Ministria e Mbrojtjes njoftoi se gjashtë vatra zjarri janë aktive në të gjithë territorin e vendit, por pa rrezikshmëri për njerëz dhe banesa.

“Gjatë natës janë riaktivizuar dy vatra zjarri në fshatin Patalej, njësia administrative Kolsh, bashkia Lezhë. Efektivë të FA, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.