Arbëri

Krasniqi: Fituesi në zgjedhje mund të përcaktohet nga ata që s’do të duhej të kishin të drejtë vote

 

Albert Krasniqi nga Democracy Plus ka thënë se në zgjedhjet lokale të tetorit përcaktues për fitoren e ndonjë kandidati mund të jenë persona që s’do të duhej të kishin të drejtën e votës.

Në një postim në Facebook, Krasniqi ka thënë se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit, ndërsa procedurat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për votim jashtë vendit, bien në kundërshtim me të dyja.