Arbëri

Bajrami: Kurti po ofendon çdo qytetar me lëvdatat e tij

Foto: Facebook
 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar shifrat që kryeministri Albin Kurti i publikoi lidhur me të hyrat në vend në gjashtë muajt e fundit.

Bajrami, që ka qenë ministre e Financave, tha se Kurti po e ofendon çdo qytetar më këto numra dhe lëvdata, duke shtuar se “më së shumti je duke i ofenduar ata që vitin e kaluar e kanë blerë një litër vaj 99 cent e sot e blejnë 1.55 euro”.