Arbëri

Kërkohet rritje e transparencës për shpenzimet e të kthyerve nga Siria

Foto: KOHA
 

Ekspertët e kanë vlerësuar si pozitive punën e institucioneve në riintegrimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja. Mirëpo, sipas tyre mbetët shqetësuese mos transparenca e institucioneve për kostot financiare që shpenzohen për këtë çështje.

Bedri Elezi, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime Ndërkombëtare, tha se çështja e të riatdhesuarve nga Siria është një proces i cili ka akoma shumë punë për t’u bërë.