Arbëri

Jasharaj: Nuk do t’i mbrojmë mësimdhënësit që s’vaksinohen

Foto: KOHA
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës nuk do të mbrojë mësimdhënësit që nuk vaksinohen nëse ndaj tyre merret ndonjë masë ndëshkuese. Kështu deklaron kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, i cili apelon te mësimdhënësit që gjatë këtij muaji të imunizohen kundër COVID-19 në mënyrë që të mos rrezikohet fillimi i vitit të ri shkollor.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) është bërë e ditur se deri më tash janë 17 mijë e 483 punëtorë të arsimit të vaksinuar, derisa numri i përgjithshëm i mësimdhënësve në nivel vendi është 24 mijë e 370.