Arbëri

Temperatura deri në 35 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme në Kosovë

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezent ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuaj me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.

Sipas njoftimit, nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende–vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.