Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka reaguar lidhur me situatën në Kabul.
Përmes një postimi në Facebook , Ambasada ka bërë të ditur se Kosova i është bashkuar thirrjes për largimin e sigurt të shtetasve të huaj dhe afganëve
“Kosova i bashkohet Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera në thirrjen ‘të gjitha palëve që të respektojnë dhe lehtësojnë, largimin e sigurt dhe të rregullt të shtetasve të huaj dhe afganëve që dëshirojnë të largohen nga vendi’”, thuhet në njoftim.
Liderët kosovarë gjatë ditës së djeshme janë shprehur pro mundësisë së strehimit të refugjatëve afganë në Kosovë, kjo edhe pasi erdhi kërkesë nga SHBA-ja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.