Arbëri

Ironia dhe metafora e poetit nuk kanë vend për vlerësim në gjykata, thonë shkrimtarët

Foto: Kopertina e librit të Gjin Morinës

"Qohu Enver", është njëra nga poezitë e cila i kushtoi poetit Haxhi Morina (i njohur më shumë si Gjin Morina) me 1 muaj paraburgim dhe me ndjekje të mëtejme në procedurë të mbajtjes nën arrest. Gjykata Themelore e Gjakovës e ka miratuar kërkesën e prokurorit komunal për paraburgosjen e poetit dhe tani ai gjendet në Qendrën e Paraburgimit në Pejë. Arrestimin e Morinës në një fshat të Malishevës prokuroria e ka kualifikuar si tentim për arratisje dhe duke qenë se ai është edhe shtetas i Austrisë, ka konkluduar se ka bazë tendenca për arratisje dhe ka rekomanduar paraburgosjen, gjë të cilën e ka aprovuar Gjykata. Ndër të tjera, siç shihet në aktvendimin për caktimin e paraburgimit që e ka parë KOHA, prokuroria në kërkesën për paraburgim ka konstatuar se Haxhi Morina nëse lirohet nga paraburgimi mund t'i përhapë pozitë e tij, por edhe mund të shkruajë prapë poezi...

“Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 12 gusht 2021, në Gjakovë, pikërisht brenda një hoteli, ku i pandehuri H.M., gjatë promovimit të librit të tij, nxit dhe publikisht përhap urrejtje dhe përçarje. Në mesin e përmbajtjes së këtij libri janë të shkruara disa poezi, si “Qohu Enver”, “Shporruni njëherë e përgjithmonë”, dhe “Msitnia”, të cilat kanë përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare e fetare, ku i njëjti, me këto veprime ka mundur të prishë rendin publik në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për rastin.