Arbëri

Abdixhiku takon Zaevin: Bashkëpunimi rajonal nuk është i plotë pa BE-në

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovws , Lumir Abdixhiku është pritur sot në Shkup nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku është diskutuar perspektiva e dy vendeve fqinje, zhvillimet e fundit politike në rajon, si dhe bashkëpunimet partiake në mes të përfaqësuesve politik të Kosovës e Maqedonisë Veriore në vazhdimësi.

Kryetari Abdixhiku dhe kryeministri Zaev theksuan se dy vendet, si dy shtete të afërta, duhet të ruajnë e kultivojnë partneritetin dhe bashkëpunimin ndërshtetëror.