Arbëri

Serbia flet për ndërtimin e tubacionit të gazit Nish-Prishtinë, Kosova hesht

Presidenti i Serbisë po premton projekte të cilat kalojnë nëpër Kosovë. Autostrada Nish-Merdar dhe tubacioni i gazit Nish-Prishtinë, janë premtimet e tij të reja
 

Krahas përurimit të objekteve arsimore në territorin e Kosovës, presidenti serb ka folur edhe për ndërtimin e tubacionit të gazit Nish-Prishtinë në gjatësi prej 114 kilometrave. Në lidhje me ndërhyrjet e Serbisë edhe në këtë fushë nuk janë deklaruar në kabinetin e kryeministrit Kurti. Këto projekte të Serbisë vijnë pak javë pasi Qeveria denoncoi ndërhyrjet e Beogradit në shumë fusha

Projekte në emër të Serbisë e që kalojnë nëpër territorin e Kosovës ka premtuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë një vizite në Prokupje, Vuçiqi ka thënë se në fund të shtatorit do të fillohet me ndërtimin e seksionit të autostradës Nish-Merdar. Ai po ashtu njoftoi ndërtimin e tubacionit të gazit Nish-Prishtinë në gjatësi prej 114 kilometrash.

“Ajo që ne mund të bëjmë janë 90 kilometra tuba çeliku, dhe më pas tuba plastike për shpërndarje në familje dhe objekte komerciale, kryesisht për zonën industriale të Hisarit këtu në Prokuplje. Vetëm për Prokupljen kjo do të na kushtojë 36 milionë euro”, ka deklaruar Vuçiq.