Arbëri

​Ish-ambasadori Avni Spahiu kërkon të përshpejtohet emërimi i ambasadorëve

 

Ish-ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Avni Spahiu vlerëson se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është dashur ta përshpejtojë procesin e emërimit të diplomatëve të rinj, pasi shkarkoi të emëruarit politikë, në mesin e tyre 12 ambasadorë.

Sipas Spahiut, ulja e nivelit të përfaqësimit në vende të botës nuk duhet të vazhdojë gjatë meqë mund dëmtojë raportet e Kosovës me shtetet mike.