Arbëri

Vuçiq: Dialogu me Kurtin s’ka kuptim, ai flet vetëm për të shkuarën

Dialogu - Kurti - Vuçiq
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka cilësuar pa kuptim dialogimin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Duke u shprehur se “Serbia është gjithmonë e hapur për bisedime”, ai ka thënë se kreu i Ekzekutivit në Kosovë flet vetëm për të shkuarën e jo për të ardhmen.

“Serbia gjithnjë do të marrë pjesë në dialog kurdo që të thirret, por në dialogun me Albin Kurtin nuk shoh ndonjë kuptim të madh, sepse ai flet vetëm për të shkuarën, e jo për të ardhmen, e as të shkuarën nuk e pasqyron siç duhet”, ka thënë Vuçiq, raportojnë mediat në Serbi.