Arbëri

Gastronomia nuk e sheh veten fajtore për rritjen e rasteve me COVID-19

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Përfaqësuesit e Hotelerisë dhe Gastronomisë kanë reaguar lidhur me rritjen e numrit të rasteve me COVID-19 dhe variantit të ri Delta, duke e cilësuar që nuk janë vatër e infeksionit siç po pretendohet, pasi kjo është dëshmuar edhe më parë, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, në një deklaratë për EO ka thënë se nuk mund të fajësohen vetëm dasmat për bartjen e virusit, pasi është dëshmuar edhe në bazë të analizave që edhe më parë nuk kanë qenë vatër e shpërndarjes.