Arbëri

Gjermania i dhuron Policisë së Kosovës 20 vetura

Foto: EO
 

Qeveria gjermane i ka dhuruar Policisë së Kosovës 20 vetura, e të cilat kryesisht dedikohen për policinë kufitare, raporton Ekonomia Online.

Gjatë prononcimit për medie, Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka thënë se ky është kontingjenti i dytë që po e pranojnë nga qeveria gjermane, derisa ka shtuar se këto makina do të përdoren nga policia kufitare.