Arbëri

1.4 milionë kosovarë kanë vizituar Shqipërinë gjatë korrikut

 

7-mujori ka rezultuar pozitiv për turizmin në Shqipëri që duket se po rikuperohet, pas goditjes që mori një vit më parë. Sipas të dhënave të INSTAT, deri në fund të korrikut kanë hyrë në vend mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, 1.4 milionë prej tyre nga Kosova, duke iu përafruar niveleve të vitit 2019-të.

Fluksi më i madh është shënuar në muajin korrik me mbi 1.1 milionë vizitorë të ardhur, gati 3 herë më i lartë se korriku i vitit të shkuar kur masat anti-Covid detyronin kufizimet e lëvizjeve.