Qeveria kërkon 30 milionë euro dividentë nga KOSTT-i dhe KEK-u
Foto: Alban Bujari / KOHA
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën propozimin që të kërkojë shpërndarjen e dividentës në vlerë 30 milionë euro nga dy ndërmarrje publike, KOSTT-i dhe KEK-u.
Në mbledhjen e sotme është bërë e ditur se KOSTT-i duhet ta shpërndajë dividentën në vlerë prej 20 milionë euro, ndërsa KEK-u 10 milionë euro.
Qeveria ka thënë se mjetet nga ndarja e dividentës duhet të transferohen në buxhet të Kosovës më së largu deri më 6 tetor.