Arbëri

DnV-ja partive politike: Emëroni më shumë gra komisionere dhe kryesuese të vendvotimeve

 

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” përmes një letre të hapur u është drejtuar partive politike që të emërojnë më shumë gra komisionere dhe kryesuese të vendvotimeve.

Në letër thuhet se përgjatë proceseve të kaluara zgjedhore, përfshirja e grave në zgjedhje, me theks në trupa menaxhuese të zgjedhjeve ka qenë minimale.