Arbëri

Takimi i ardhshëm Kosovë – Serbi në fillim të shtatorit

 

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh. Ai ka thënë se takimi do të mbahet në fillim të shtatorit.

Në një postim në Twitter, Lajçaku ka bërë të ditur se për përgatitjet për takimin e ardhshëm ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.