Arbëri

Deputeti i VV-së kërkon largimin e menjëhershëm të Vitisë: Kërko falje për dështimet

Arben Vitia
 

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë madje se ai duhet të kërkojë falje për dështimet në punën e tij.

Në një shkrim në Facebook, deputeti i listës “Guxo” ka akuzuar Vitinë se “i ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore”.