Arbëri

Nagavci s’tregon kur nis viti i ri shkollor, thotë se do të respektohen rekomandimet e ekspertëve

 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nuk ka treguar se kur do të nisë viti i ri shkollor. Në Interaktiv të KTV-së ajo ka thënë se vendimi do të merret në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, duke i respektuar rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë. Megjithatë, ka thënë se s’ka rekomandime aktualisht.

Të enjten KOHA raportoi se Ministria e Arsimit dhe Qeveria janë marrë vesh që për shkak të rasteve të shumta me COVID-19 fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet për 13 shtator.