Arbëri

Stavileci: Qeveria ka braktisur frontin kundër pandemisë, kriza po thellohet

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë në konferencë për media se Kosova po e përjeton periudhën më të errët të pandemisë, me shumë humbje jetësh dhe me shumë rrëmujë, e aspak menaxhim dhe rregullsi.

“Shifrat e rasteve të vdekjeve dhe të infektimeve janë alarmante. Ato po shtohen nga dita në ditë me një shpejtësi të frikshme. Pasojat po bëhen edhe më të rënda. Kriza po thellohet dhe tashmë ajo është shndërruar në tragjedi njerëzore. Vetëm në 12 ditët e fundit kemi pasur 24 mijë e 115 raste të reja infektimi dhe 136 humbje jetësh”, deklaroi Stavileci.