Arbëri

Pensionistët lirohen nga paraqitja në zyrat përkatëse për qëllime të evidentimit

 

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas rritjes së rasteve me koronavirus në vend ka vendosur që të lirojë gjithë përfituesit e rregullt të skemave pensionale dhe kategoritë e tjera nga paraqitja në zyra përkatëse për qëllime evidentimi.

Po ashtu Murati ka marrë vendim që të pezullohet obligimi për riaplikim dhe reduktimi i procedurave për njohjen e së drejtës për ndihmë sociale për familjet që nga muaji prill i këtij viti kanë pasur afatin për riaplikim.