Arbëri

Fundi i moratoriumit Kosovë – Serbi, Vuçiqi shprehet “i brengosur”

Foto: Reuters
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur “i brengosur”, për siç ka thënë ai, aksionin që pritet të ndërmarrë Kosova më 4 shtator për njohje në organizatat ndërkombëtare.

Më 4 shtator, përfundon moratoriumi 1-vjeçar, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në Washington. Kosova u pajtua që të mos kërkojë njohje ndërkombëtare në këtë periudhë, kurse Serbia që të mos bëjë fushatë për çnjohje të pavarësisë së Kosovës.