Arbëri

​Çmimet e importit në Kosovë shënojnë ngritje 3.4 për qind

 

Çmimet e importit në Kosovë shënuan ngritje 3.4 për qind në tremujorin e dytë 2021, krahasuar me tremujorin paraprak të këtij viti.

Sipas raportit më të ri të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për tremujorin e dytë, ngritjet më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin tek instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (12.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (11.7%); vajrat ushqyese (10.0%); produktet minerale (8.1%) etj.