Arbëri

Mali i Zi: Fusnota për Kosovën në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

 

Mali i Zi ka thënë se ftesa për ministren e Ekonomisë së Kosovës për pjesëmarrjen në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor, e në të cilën Kosova paraqitej me fusnotë, ka qenë në përputhje me statutin e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

Më herët të enjten, Radio AntenaM nga Mali i Zi publikoi një faksimil që tregonte se si ministrja e Shoqërisë Digjitale e Malit të Zi, Tamara Sërzentiq, ftonte ministren Rizvanolli që të merrte pjesë në Samitin Digjital, por në ftesë, emri i Kosovës ishte shënuar së bashku me fusnotë.