Arbëri

Murati: Nga 43 milionëshi i shpronësimeve, vetëm një person do të merrte 4.9 milionë euro

 

Prej disa ditëve, reagime mes Qeverisë dhe partisë së Ramush Haradinajt ka ngritur çështja e shpronësimeve për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Pejë, përkatësisht segmenti Kijevë-Klinë-Zahaq. Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë pati thënë se ka mospërputhje të shifrave prej 12 milionë eurosh në këto shpronësime dhe se ishte keqpërdorur buxheti i shtetit, në totalin prej 43 milionë eurove sa ishin vlerësuar për procesin e shpronësimit. Mirëpo, këtë nuk e pranoi AAK-ja e cila atë kohë kur nisën shpronësimet, ishte në pushtet.

Murati edhe sot ka reaguar lidhur me këtë temë. Në Facebook ka shkruar për mospërputhjen në çmimet e tokave.