Arbëri

Katër shtatzëna të vdekura nga COVID-19 për pak ditë, dy tjera po trajtohen në Intensivë

 

Katër gra shtatzëna kanë vdekur për pak ditë në Kosovë, si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa dy të tjera janë duke u trajtuar në njësinë intensive.

Mjeku përgjegjës në mjekimin intensiv, Mentor Alimusaj, ka thënë për KOHËN se në dy rastet e fundit është bërë edhe lindja e detyrueshme. Dy lehonat vdiqën në dy ditët e fundit. Të parës i ka mbijetuar foshnja, ndërsa të dytës jo.