Arbëri

Prej 167 kandidatëve për kryetarë komunash, vetëm 13 janë gra

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, edhe një herë ka kritikuar qasjen e subjekteve politike për promovimin e demokracisë dhe barazisë gjinore.

Sipas të dhënave nga DnV-ja, nga 167 kandidatë për kryetar komunash, vetëm 13 prej tyre janë gra apo më pak se 8 për qind. Ndërsa, nga gjithsej 270 bartës të listave të subjekteve politike, grave u është besuar kjo pozitë në vetëm në 34 raste.