Arbëri

S’ka ende pajtueshmëri për datën dhe agjendën e takimit Kurti-Vuçiq

 

Megjithëse është paralajmëruar se në muajin shtator do të mbahet takimi i tretë ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, ende nuk është gjetur pajtueshmëri për datën dhe agjendën e diskutimit.

E njëjta, sipas ndërmjetësuesve nga Brukseli, do të bëhet publike në kohën dhe momentin e përshtatshëm. Pavarësisht kësaj, nga ekzekutivi nuk bëjnë të ditur se cilat tema do t’i shtyjnë përpara në këtë takim, ndërsa opozita dhe shoqëria civile shprehën skeptikë për rezultate pozitive.